Qysh e pershkruen nipi i vetëm i saj, Nanë Terezën!

Alois Gumbar asht familjari i fundit i gjallë i Nanës Terezë.

Ai asht nji arëtar i famshëm në Shkup, Maqedoni, në vendlindjen e Nanës Terezë.

Ai do të jetë nji nga pjesëmarrësit në ceremoninë e shejtënimit të tezes së tij, gja për të cilën asht shpreh jashtë mase i lumtun, në veçanti që ka me njoftue Papën.
Ai i çmon kujtimet e takimeve me Nanën Terezë, tue thanë që mesimet e saja ishin të thjeshta dhe fisnike.

“Ajo ishte për vizitë në Shkup, kur qyteti e kishte shpall Qytetare Nderi, dhe erdhi me një parë sandale. Njanën e kishte të shqyeme dhe unë e pyeta se pse nuk i mbath sandalet e reja” ka thanë Gumbar.

Ndërsa Nana Terezë ishte përgjigj “ Udhëtimi im asht i gjatë – dhe i gjatë do të mbetet, biri im”
Ndër të tjera Gumbar kujton thjeshtësinë e saj tue tregue që ajo ushqehej vetëm nji herë në dite dhe se kishte nji çantë të vogël me shumë pak rroba.

“Aksesorët e mi nuk kishin asnji vlerë për të. Ajo u rrit në nji familje të pasun, baba i saj ishte tregtar i duhanit, ilaçeve dhe arit.

Ajo pati gjithçka për nji jetë të rehatshme por të gjitha këto nuk kishin randësi për të. E vetmja gja e randësishme për të ishte besimi në Zot, dashnia dhe ndihmesa për ata që kishin nevojë – të sëmurët dhe të varfnit” shtoi ma tutje Gumbar.

Nana Terezë do të shejtënohet më 4 Shtator, mbasi që i janë konfirmue dy mrekulli – shërimi i nji grueje indiane që kishte tumor në stomak dhe e dyta shërimi i nji mashkulli brazilian nga tumorët e shumëfishtë mbasi që grueja e tij ishte lutë Nanës Terezë.

 

2-nipi

 

3-nipi