Çka thote Papa per vrasjen n’emen të Zotit!

papa

Papa Françesku ka denoncue të Merkurën vrasjet në emën të Zotit, si satanike, gjatë nji meshe të mbajtun në nderim të priftit francez Jacques Hamel, fytin e të cilit e patën pre xhihadistët në Korrik, shkruen AFP.

“Vrasja në emën të Zotit asht satanike”, tha ai në fjalimin e tij, ku morën pjesë rreth 80 pelegrinë nga pjesa veriore e Francës, Rouen, ku edhe ndodhi sulmi ndaj priftit Hamel.

“Ai ishte nji martir”, tha Papa Françesu për Hamel, tue e përshkrue atë si nji njëri të mirë e të butë, i cili ishte vra si nji kriminel.

“Sa mirë do t’ishte nëse të gjitha besimet fetare me deklarue se vrasja në emën të Perëndisë ishte satanike”, tha Papa Françesku.