Qysh e sheh Rexhep Meidani qeverinë shqiptare dhe impulset e reja!

Ish-presidenti Rexhep Meidani e mohon nëse ka marrë propozim për kryeministër të nji qeverie teknike, por e sheh të nevojshme një rifreskim të qeverisë, tue lëviz disa emna dhe tue i dhanë asaj energji të reja.

Në nji intervistë për gazetën “Panorama”, Meidani mbështet kërkesat e LSI’s për impulse të reja në qeverisje, por jo shkëputje nga koalicioni qeverisës.

Ai i sheh të domosdoshme disa ndërhymje, sepse në sytë e shqiptarëve, simbas tij, qeveria vlerësohet e paaftë, e msheftë, arrogante, por dhe e korruptueme.

“Ajo që mbetet në këtë vitin e fundit asht që të rindërtohet të paktën qeveria, bazue në vlerësimin transparent e publik, por dhe integritetin e moralin e anëtarëve të kabinetit, perfshi dhe drejtues të tjerë të randësishëm të administratës shtetnore”, shprehet ish-presidenti Meidani.

Tue përshëndet miratimin e Reformës në Drejtësi, ish-presidenti Meidani shprehet se zbatimi i kësaj reforme duhet me veprue edhe ndaj atyne individëve që denigrojnë figurat publike me mashtrime dhe akuza të pabaza, të cilat simbas tij janë dhe punëtor të administratës publike, dhe janë shtue shumë gjatë viteve të kësaj qeverisje.