Qysh flen natën me tanë ato vrasje të fëmive? Përgjigjia e Assad’it asht tronditëse

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad ka qeshë dhe ka thanë se fle mirë kur asht pyetë gjatë nji interviste për tanë ata fëmi që vrahen çdo ditë në Siri.

Assad, po ashtu ka thanë se vrasja e qindra mija civilëve asht “faji i terrorizmit” dhe se “jemi tue folë për luftë dhe jo bamirësi,” transmeton Express.

Gjatë nji interviste me “The Sunday Times”, Assad asht pyet se qysh flen natën me tanë ata fëmi të vramë në Aleppo dhe pjesë të tjera të Sirisë.

Ai asht përgjigjë: “E di domethanien e kësaj pyetje. Fle rregullisht, fle dhe punoj dhe ha normal. Po ashtu, merrem edhe me sport.