Qysh i pshtoi vdekjes dy herë Erdogan’i

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka arritë që dy herë me i pshtue vdekjes gjatë tentim grusht-shtetit të muejit të kalue.

E para herë ndodhi në Marmaris, kurse për herë të dytë në ajër, derirsa ishte në avion, raporton gazeta proqeveritare “Yeni Safak”.

Erdogan më 15 Korrik u largue nga hoteli në vendpushimin e Marmarisit, ku ai ndodhej për pushime, “disa minuta” para se puçistët t`ja mësynin hotelit.

Hera e dytë, kur ai i pshtoi vdekjes, ndodhi në ajër, ku në cak të aeroplanit ushtarak F-16, në të cilin ndodheshin puçistët, ishte avioni ku ndodhej presidenti turk.

“Në radarët e F-16 ishte avioni i Erdoganit, por ata nuk munden me ju afrue fluturakes së kreut të shtetit turk, për shkak se avioni mbeti pa karburante dhe piloti u detyrue me braktis misionin”, raportojnë ma tutje mediat e atjeshme.