Qysh i quen Erdogan puçistët e 15 Korrikut!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan asht shpreh gjatë nji aktiviteti se 15 Korriku ishte tentativë për me lanë popullin turk pa flamur, pa atdhe, pa komb e pa shtet.

Ai tha se rrjeti terrorist që kreu tentativën e grushtit të shtetit nuk do t’ia dijë as për popullin, as për atdheun dhe as për flamurin.

“Populli ynë më 15 Korrik e dha porosinë në mënyrë të hapun dhe të qartë jo vetëm ndaj kësaj organizate terroriste, por edhe për krejt ata që kanë qëllime të ngjashme dhe deshirojnë me zbatue metoda të ngjashme.

Mesazhi i popullit ishte se nuk kemi me ja lëshue vendin këtyne tradhtarëve”, tha Erdogan.

Ai shtoi se organizata Gylen asht e shpërndame në 160 shtete të botës dhe se andaj ka humb nga krenaria e kombësisë turke.

Simbas Erdogan, puçistët nuk janë devijantë vetëm të besimit, por edhe të kombit.
Presidenti Erdogan i ka ba thirrje opozitës, që edhe ata me qenë kundër Gylenit, me qëllim qe me luftue fort ketë organizatë.