Qysh kanë qenë qendrimet e Merkel dhe Schultz për Kosovën (foto)

Nesër në Gjermani mbahen zgjedhjet parlamentare, ku mbi 61 milionë gjermanë me të drejtë vote kanë më zgjedhë përbamjen e re të Bundestagut.

Angela Merkel ka hy në garë për me fitue mandatin e katërt si kancelare, kurse si rival kryesor do ta ketë ish-presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Si Merkel ashtu edhe Schulz kanë pas qëndrime pozitive ndaj Kosovës, tue e përkrah në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe për liberalizimin e vizave.

Madje, Merkel ndër vite ka pas takime me zyrtarët e Kosovës, me të cilët kishte kërkue thellimin e bashkëpunimit ndërjmet dy vendeve.

Në nji vizitë të ish-kryeministrit, Isa Mustafa në Berlin gjatë vitit 2015 kancelarja aktuale, Merkel ja kishte paraqit tri kërkesa Kosovës nga Qeveria gjermane: vazhdimin e dialogut, themelimin e Gjykatës Speciale, dhe kompromiset e nevojshem me shtetin e Serbisë, shkruen lajmi.net

Image result for merkel and isa mustafa 2017

 

Lexoni shkrimin e plotë

 

Normalizim me Kosovën, Merkel i kishte kërkuar haptasi edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres, Ana Brnabiq.

Merkeli gjatë një takimi me Vuçiqin ia kishte bërë me dije atij se rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varet nga raportet me Kosovën. Gjë të cilën ia kishte ripërsëritur edhe kryeministret serbe, pasi u zgjodh në këtë post.

Angela Merkel në fundin e vitit 2011 kishte vizituar Kosovën ku kishte pasur takim me kryeministrin e athershëm, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takohet me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel

“Gjermania është një nga shtetet e para që e ka njohur Kosovën, kurse konsiderojmë se Kosova është shtet demokratik, multietnik dhe kontribuues i madh në të ardhmen e Ballkanit dhe rajonit. Ne si qeveri jemi të angazhuar në mbështetjen e Kosovës dhe për këtë arsye do të flasim me të gjitha vendet në Evropë, që duan të fitojnë anëtarësimin në BE, duke përfshrië edhe Kosovën”, kishte deklaruar Merkel gjatë vizitës në Kosovë.

Ajo tutje kishte kërkuar luftimin e korrupsionit, zhvillimin ekonomik të Kosovës, dhe sundimin e ligjit duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me EULEX-in.

Gjatë kohës sa ishte kryetar i Parlamentit Evropian,edhe  Martin Schulz kishte përkrahuar integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave.

Në vitin 2015 ai kishte zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Isa Mustafa, kurse vitin e kaluar Schulz pati takim edhe me presidentin, Hashim Thaçi.

Në të dy takimet, Shulz kishte shprehur angazhimin e tij që Kosova të ecë përpara në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike, liberalizimin e vizave, dhe ndihmën për normalizimin e raporteve me shtetin e Serbisë.

Se Kosova ka rrugë evropiane, ai e kishte thënë në vitin 2013.

Schulz kishte deklaruar se edhe pse Kosovën nuk e kanë njohur pesë vendet e BE-së, shteti kosovar ka të ardhme evropiane.

“Megjithëse pesë vende anëtare nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ekziston mendimi i përbashkët se Kosova ka një të ardhme evropiane dhe duhet të ketë perspektivën e anëtarësimit në BE. Mundësia e arritjes së një marrëveshje asociim-stabilizimi do të thotë që autoritetet dhe qytetarët e Kosovës kanë mundësinë të bashkëpunojnë me BE-në në zbatimin e atyre reformave që janë të nevojshme për të ecur përpara dhe për të garantuar pa kufizime shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, kishte deklaruar presidenti i atëhershëm i Parlamentit Evropian.

Image result for thaçi and martin schulz 2017

Sa e ushtronte funksionin e të parit të PE-së, Schulz ia kishte bërë me djie se nuk do të hynte në Bashkimin Evropian, pa e vazhduar dialogun dhe normalizmin me Kosovën.

“Kujtoj se edhe Beogradi, edhe Prishtina duan që një ditë t’i bashkohen BE-së. Në BE të gjitha vendet duhet të respektojnë njëra-tjetrën dhe të ekzistojnë në paqe”, kishte thënë Schulz.

Sipas sondazheve në Gjermani del se koalicioni qeverisë CDU i Merkelit gëzon mbështetje midis 36-38% të votuesve, kurse e dyta është SPD e kryesuar nga Shulz e cila ka mbështetje ndërmjet 20-23%.

Zgjedhjet në Gjermani kanë shkaktuar ndarje edhe në Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje dje me një komunikatë qytearëve të Kosovës që jetojnë në Gjermani, që të votojnë për partinë e Schulz.

Kurse sot, kryetari i LDK-së doli hapur në përkrahje të Merkelit.

Këtë të fundit e ka përkahuar edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Shperndaje në: