Qysh kishit veprue me nji 6 vjeçare që endet e vetme udh’ve? Qe eksperimenti i UNICEF’it

Çka kishit me ba nëse shihni nji 6-vjeçare që endet vetëm në rrugë? Mesa doket, reagimi i njerëzve mvaret nga mënyra se qysh asht veshë fëmiu.

Nji eksperiment social i UNICEF’it e dëshmon këtë ma mirë se çdo gja tjetër. Video e realizueme nga organizata për mbrojtjen e fëmive kallxon nji vogëlushe që endet rrugëve në Gjeorgji, e veshun në dy mënyra krejt të ndryshme.

Fillimisht, ajo shfaqet e veshun mirë, me fustan dhe pallto, tue pritë në rrugë. Njerëzit i afrohen, përkulen para saj dhe e pyesin nëse ka humbë apo ka nevojë për ndihmë.

Por, në versionin e dytë, ajo shfaqet e veshun keq, me tesha të palame dhe flokë të çrregullta. Askush nuk i afrohet, tanë e injorojnë, bile në nji restorant i kërkojnë me u largue.