Qysh me u punësue në Gjermani, edhe pse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Shqipnia

Me ndryshimet e reja në ligjet e migracionit në Gjermani asht lejue së fundi që kompanitë të marrin punëtorë edhe nga shtetet që nuk janë pjesë e BE’s, respektivisht në këtë rast mund të gëzohen qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipnisë, Malit të Zi dhe Turqisë.

Që nji qytetar nga vendet e naltpërmenduna të punësohet në Gjermani ai duhet:

-Me pasë leje qëndrimi për nji kohë të kufizueme ose me pasë karton të kaltër për në BE,

-Për me marrë lejen e qëndrimit, qytetarët duhet të kallxojnë pasaportën e tyne te institucionet përkatëse në Gjermani dhe detyrimisht të mos jenë të refuzuem ma parë për azil,

-Për me marrë leje qëndrimi për në Gjermani, ju mund të kërkoni ato në konsullatat dhe ambasadat e vendit tuej,

-Duhet me pasë mjete të mjaftueshme në bankë dhe në punën që keni me gjetë me pasë të ardhuna të mjaftueshme që me sigurue qëndrimin.

-Kandidatët me kualifikime ma të mira kanë me pasë mundësi ma të mirë për të gjetë punë,

-Gjuha gjermane asht kusht kryesor që ju të punoni në Gjermani, ndërsa për të vërtetue se e dini gjuhën, ju duhet të keni diplomë.

-Me marrjen e lejes së qëndrimit ju nuk keni drejtë për të punue. Leja e qëndrimit juve ju garanton qëndrim për të gjetë punë. Nëse gjeni punë, atëherë mund të aplikoni për leje tjetër, me arsyetim se jeni tue punue.

-Për vendet e punës, ju duhet të kontrolloni të gjithë portalet e punës në Gjermani.