Qysh u ba grabitja me maska e armë në Tiranë!

Nji grabitje me maska dhe dhunë ka ndodh mbramjen e djeshme në Tiranë.

Burime nga policia i thanë SYRI.net se ngjarja ka ndodh në rrugën “Isuf Elezi” në zonën e “Vasil Shantos”.

Të njajtat burime thanë se grabitja me maska ka ndodh n’orën 22:45, në rrugën “Isuf Elezi”, në Selitë, te karburant “Gulf”.

Si bahet e  ditun nji person i maskuem me kapuç në kry, me dhunë i ka vjedh 8000 lekë dhe 1 celular tip “Iphone 6”, punëtorit të karburantit me inicialet H. S., 42 vjeçt”.

Policia ban të ditun se ka nisë hetimet në lidhje me këtë ngjarje ndërsa asht vënë në kerkim të autorit të ngjarjes.