Qyteti ku nuk ka polici dhe papunësi!

Në Spanjë asht nji qytet i pazakontë. Nuk ka polici dhe krime, për shkak se nuk ka të papunë.

Bahet fjalë për qytetin Marinaleda dhe ndodhet pak kilometra nga Sevilla.

Popullsia e këtij qyteti asht 2750 persona dhe 2650 prej tyne punojnë në kooperativë dhe secili merr nji pagë prej 1200 euro në muej.

Banorët vetë e bajnë ndërtimin e shtëpive, kurse materialin ndërtimor ua jep qyteti, prandaj mbas ndërtimit paguhet 15 euro çdo muej, si shlyemje për materialet e huazueme.

Qyteti jep edhe ndihmë tjetër për ndërtimin e shtëpive, por me kusht që ato nuk lejohet të shiten.

26spain.span_.600

Casares White town Andalucia Costa del Sol Spain

Marinaleda-1