Rabinët ultra ortodoksë ndalojnë çikat dhe gratë me shkue n’Universitet me dekret, kjo asht arsyeja e çuditshme!

Rabinët ultra ortodoksë ndalojnë gratë me shkue në universitet, per arsye se ato marrin aty njohuni të ‘rrezikshme’ sekulare.

Sekti Satmar ka lëshue urdhnin e rreptë, që e ka sigurue The Independent, tue paralajmërue se arsimi universitar për gratë asht “i rrezikshëm”, transmeton Rrokum.TV.

Shkrue në hebraisht, dekreti paralajmëron: “Kohët e fundit asht ba nji primje e re që çikat dhe gratë e martueme po ndjekin studimet në arsimin special. Disa ndjekin mësimet edhe online. Dhe, kështu që duem që ato dhe prindët e tyne me ditë se kjo asht kundër Tora’s (librit të shejtë v.j.), transmeton Rrokum.TV.

picdecree

“Na kemi me qenë shumë të rreptë në lidhje me këtë. Na nuk kemi me ju dhanë ndonji punë apo pozitë të mësimdhanies në shkollë çikave që kanë qenë në kolegj ose kanë nji diplomë”.

Dekreti në vazhdim shkruen:

“Na duhet me vazhdue shkollën tonë të sigurt dhe nuk mujm me lejue asnji nga ndikimet laike në mjedisin tonë të shejtë”.