Kështu festuen radikalët në Kosovë për lirimin e Seselj

seselj

Përkrahës të Partisë Radikale Serbe në veri të Kosovës kanë festu dje për lirimin e Vojislav Seselj nga Gjykata e Hagës.

Me ta marrë lajmin për lirimin e liderit të tyne, ata kanë dalë në rrugët kryesore të veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit me flamuj të Serbisë dhe partisë së Seselj, raportojnë mediat serbe.
Festa e mbështetësve të tij ka zgjat ma shumë se nji orë, ndërkaq nji numër i vogël i tyne kremtoi deri n’orët e vonshme të mbramjes.