Rama: E ndjej dhembjen dhe vendosmëninë e Vucic’it për me zgjidhë problemin e Kosovës

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, në nji intervistë për gazetën beogradase “Blic” ka fole për iniciativën e presidentit serb, Aleksandar Vucic, për Kosovën dhe skenarin ma të mirë për zgjidhjen e çashtjes së Kosovës; (pa)mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipninë; raportet mes Shqipbisë dhe Serbisë, si dhe për basketbollin dhe artin.

“Iniciativa e Aleksandar Vucic për me nise dialogun e mbrendshëm serb për Kosovën asht nji akt i lidershipit me të cilin ai e shpalosi nji vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluemen në mënyrë frontale dhe jokonvencionale”, ka thanë Edi Rama, në intervistën e titullueme “E ndjej dhembjen dhe vendosmëninë e Vucic për me zgjidhe problemin e Kosovës”, që botohet nesër në gazetën “Blic”, transmeton Klan Kosova.

Në pyetjen e gazetës se cila asht zgjidhja e problemit të Kosovës, Rama përgjigjet:

“Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo asht ma lehtë të thuhet sesa të bahet kur e vendosi veten në kundrat e Aleksandrit. Prandaj, aktualisht zgjidhja asht që të punojmë fuqishëm së bashku”.

Idenë e Ivica Dacic për ndanjen e Kosovës, Rama e konsideron si nji “propozim jokonvencional”, ashtu siç asht edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, ose bashkimin e Kosovës me Shqipninë. Qasjet e këtilla munden m’i diskreditue edhe qëllimet ma të mira”.

“Zhurma rreth deklaratës për ‘bashkimin e Shqipnisë me Kosovën’ ishte nji konkluzion trivial, e jo nji plan, kërcënim apo dëshirë. Por, nëse mbyllet horizonti i integrimit të rajonit tonë në BE nuk asht e vështirë të parashikohet rizgjimi i fantazmave nga e kaluemja”, tha ai.

“Raportet e tashme mes Serbisë dhe Shqipnisë janë ma të mira sesa që kanë qenë ndonjiherë”.