Rama i lumtun për triumfin e mikut të tij Erdogan

Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama asht gëzue shumë mbasi që ushtarët turq nuk arritën me marrë pushtetin.

Ai ka shkrue se asht i lumtun, për popullin e Turqisë, qe e quen “popullin vëlla” dhe për mikun e tij të çmuem, Erdoganin.

“I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuem Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga nji nate tejet e vështirë”, ka shkrue Rama.