Rama merr mbështetjen e USAID për projektin e fesë në shkolla

ramausaid

Kryeministri, Edi Rama, i cili ndodhet për nji axhendë zyrtare në SHBA, asht ndal në Washington, pikërisht në zyrat qendrore të USAID.

Ai asht taku me Administratoren e Përgjithshme të USAID, Gayle Smith.

Kreu i qeverisë e ka njoft Smith me reformat e ndërmarra nga qeveria.

Ndërkohë që nga ana e saj, ajo e konsideroi Ramën nji lider me vizion.

Ndër të tjera, ajo ka ofrue mbështetje për projektin e mesimeve fetare ne shkolla.

“Mbështetje për projektin besimet fetare në mesimet shkollore, kjo nji nisëm tepër inteligjente, nji brez i edukuem mbi besimet fetare veshtirë të bjerë pre e ekstremizmit ngase ai asht nji problem madhor kudo”, ka thanë ajo.

Kreu i qeverisë në takimin në zyrat e USAID, ka kerkue, nxitje të bashkëpunimit për Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë.

“Vazhdimi i modernizimit të shërbimeve publike, mënyrë efikase për luftë ndaj korrupcionit”, mësohet të jetë shpreh Rama.