Rama për Rexhepin: Lamtumirë mik i mirë!

Mbas vdekjes së Kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit, Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama i ka dhanë lamtumirën e fundit tue e quejt si nji mik të tij të mirë.

Përmes nji statusi në Facebook, Rama e quejti Rexhepin nji shqiptar të ndershëm dhe patriot, i cili ka ba t ndjehen të ligështuem të gjithë miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija.

 

 

Postimi i plotë i Ramës

 

Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.

Lamtumirë mik i mirë!

Image may contain: 1 person, closeup