Rama thërret mediat për mbledhjen e PS. Flet vetëm për vizitën n’SHBA

edirama

Kreu i qeverisë dhe njiherësh i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shfrytëzu mbledhjen e grupit parlamentar për të folë gjanë e gjatë për vizitën dhe takimet e tij në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës.

Ai asht ndal pikërisht te mbështetja që ka marrë nga SHBA në lidhje me integrimin europian, por edhe për miratimin e Reformës në Drejtësi.

“Për herë të parë Shqipnia do të ketë grup miqësie edhe në senatin Amerikan. Takimi me presidentin amerikan, Barack Obama kaloi pritshmënitë tona.

Ai vlerësoi rrugën e reformave në Shqipni. Falënderoj grupin e PS’s, që asht baza e çdo arritje, Shtetet e Bashkueme t’Amerikës janë ortak i randësishëm në mbështetjen e integrimit europian të Shqipnisë.
Reforma në drejtësi nuk duhet të pengohet nga askush.

Reforma test për në sytë e SHBA. Keqardhje për disa deformime të vizitës tonë”, ka thanë Rama.