Ramush Haradinaj: Besoni në Qeverinë time!

Mandatari për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj ka prezentue para deputetëve programin e tij.

Haradinaj ka thanë se vendi ynë gjendet në gjendje të randë ekonomike, në zbehje të besimit të institucioneve.

Ai ka theksue se sektori i shëndetësisë dhe arsimit nuk janë mirë.

Mirëpo ai nuk ka shpalos programin e tij qeverisës, të cilin ka thanë se ka me ba në nji seancë tjetër.

“Programin e qeverisë kemi me sjellë në seancën e radhës. Para se ky program të sillet tek ju, ka me ju nënshtrue nji inspektimi të shoqnisë civile”, ka thanë Haradinaj.

Haradinaj ka thanë se ka me cue Kosovën në anëtarësim në NATO tue respektue kushtetutën dhe miqësinë me aleatët .

“Kosovës i asht stërzgjat rruga për në BE, ka me ndryshue këtë. Kosova nuk shkon në BE ajo bahet BE. Do të dialogojmë me të gjithë. Dialogun me Serbinë e kemi të pa alternativë”, ka thanë Haradinaj.

 

 

Shperndaje në: