Ramush Haradinaj i prin “krahut të luftës” kundër LDK’s dhe VV’s

Që nga dje skena politike kosovare duket se asht nda në dy blloqe të mëdha.

“Krahu i luftës” asht bashkue në njanën anë, tue lidh nji koalicion të gjanë mes partive PDK-AAK-Nisma.
Atyne ka me ju prijë si kandidat për Kryeministër Ramush Haradinaj.

Kurse n’anën tjetër janë rreshtue partitë e “paqes”, LDK, AKR dhe “Alternativa”.

Koalicioni i madh mes PDK’s, AAK’s dhe Nismës asht arritë pak minuta para se të përfundojë afati zyrtar i KQZ’s për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Përveç koalicionit me AAK’n dhe Nismën, PDK ka arritë marrëveshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka ba dy marrëveshje, të cilat ata besojnë se do të jenë të randësishme për fatin e zgjedhjeve, ai me AKR’n e Behgjet Pacollit dhe “Alternativën”.

Partia e vetme e cila ka vendos me i hy e vetme kësaj gare zgjedhore ka mbet Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo parti deri n’orën e përcaktuem nga KQZ nuk ka paraqiti asnji kërkesë për koalicion.