Ramush Haradinaj ka disa fjalë për Teuta Rugovën dhe Labin

I nominuemi për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, ka thanë se asht normale që të votohet nga çika e Presidentit Rugova, Teuta.

Ai ka thanë se ka marrëdhanie shumë të ngushtë me familjen Rugova.

Haradinaj ka thanë se ka pritë nga deputeti i AKR, Labinot Tahiri, që me shkue edhe nji hap ma tutje.

“Kam ruejt nji respekt për presidentin Rugova, kemi nji marrëdhanie që dallon. Kjo asht e vërtet. Asht ma se normale të votohet Haradinaj nga Teuta Rugova. Për LDK asht nji situatë pak e çuditshme, ajo vërtet asht deputete e LDK, por e gëzon të drejtën dhe duhet të respektohet, dhe nuk duhet të kuptohet si gabim. Unë e njoh Labin, qe nji kohë, si djalë të ri e çmoj, për nji dashni ndaj njerëzve. Kam prit që dje kishte me shkue dhe nji hap ma tutje, unë jam habitë, mirëpo asht vendim i tij”, ka thanë Haradinaj.