Ramush Haradinaj takohet me Edi Ramën

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe njiherit kandidati i PAN’it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme asht takue me kryeministrin e Shqipnisë, Edi Rama.

Ramush Haradinaj e Edi Rama sot kanë pi kafe së bashku. Ata me këtë rast kanë ba edhe nji fotografi.

Por, përtej kësaj kandidati i PAN’it për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama nuk e kanë lanë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.