Raporti tronditës: “Zyrtarisht, ju nuk egzistoni”. Qe qysh po zhduken njerëzit në Egjipt!

“Zyrtarisht, ju nuk egzistoni”, ky ishte titulli i raportit që alarmoi mediat ndërkombëtare mëngjesin e sotëm, mbas nji hetimit nga nji organizatë ndërkombëtare ku kallxohet se qysh në Egjipt, njerëzit arrestohen pa arsye, izolohen, torturohen dhe gjysa e tyne nuk rishfaqen kurrë.

Raporti 71-faqesh përshkruen dëshmitë tronditëse të torturave makabre nga agjentët e shtetit ku viktimat torturohen me goditje elektrike, qorrohen, rrahen, ju priten krahët e kambët dhe përdhunohen.

Nji nga këta viktima ka qenë edhe nji i ri 14-vjeçar, Asherit Mohamed, i cili ka përjetue vuejtje të pakthyeshme fizike dhe mendore.

Motra e 14-vjeçarit deklaron se ai kishte plagë të randa nga goditjet elektrike në buzë, krye dhe gjoks.

“Ata nuk kallxuen mëshirë për faktin se ai ishte veç 14 vjeç dhe bile edhe e kanë mvarë përmbys nga kyçet e duerve për nji ditë të tanë derisa ju ndrydhën krahët.”

Aser asht marrë fillimisht nga oficerët, të cilët thanë se kanë me marrë në pyetje, por familja e tij e humbi kontaktin me të për 34 ditët e ardhshme.