Raporti zyrtar në Barcelonë: 13 të vdekun e 50 të lënduem

Ministri i Mbrendshëm Rajonal, Joaquim Forn ka konfirmue se në sulmin në ‘La Ramblas’ në Barcelon janë vra 13 persona dhe 50 të tjerë të lënduem.

Gjendja e disa personave të lënduem asht e randë dhe numri i viktimave mundet m’u rritë, shkruen Sky News, percjell lajmi.net.

Deri tash asht arrestue nji person si i dyshuem për përfshimje në sulm.