Reagon edhe Kocijancic për deklaratën e Haradinajt në Rrokum

Zadhanësja e Përfaqësueses së Naltë të BE’s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijancic, ka vlerësue se deklaratat të cilat munden me u interpretue si ndërhymje politike në vendet fqinje, nuk janë të dobishme në ndërtimin e marrëdhanieve të shëndosha në Ballkanin Perëndimor, shkruen Radiokim, përcjell Klan Kosova.

“BE mbështet vazhdimisht parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. BE pret nga krejt rajoni me vazhdue ndërtimin e marrëdhanieve konstruktive dhe bashkëpunuese, si dhe intensifikimin e programeve dhe reformave që çojnë drejt integrimit europian”, ka thanë Kocijancic.
E kreu i AAK’s, Ramush Haradinaj pikërisht në Televizionin Rrokum ka thanë se Brukseli ishte dashtë me rregullue punët në mes të Kosovës dhe Serbisë.