Reagon edhe Shqipnia për Kuvendin. Bushati: Sulm kundër demokracisë

Për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës ka reague edhe Tirana zyrtare. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka denue sulmin ndaj godinës së Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Bushati denon sulmin dhe shprehet se ky asht nji sulm kundër demokracisë.

“Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm kundër demokracisë, stabilitetit, institucioneve legjitime & rrugës Europiane!”, shkruen ministri Bushati.