Reagon Haradinaj: Ministri Rikalo s’ka qenë i përfshimë në torturat kundër shqiptarëve

Përmes nji deklarate për media, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thanë se i kanë marrë me shqetësim reagimet e disa qytetarëve në lidhje me mundësinë e përfshimjes së nji anëtari të kabinetit, Ministrit Nenad Rikalo, në, siç pretendohet, keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës së vitit 1999.

“Menjiherë mbas kësaj, përmes kanaleve zyrtare dhe me shkrim, kam kërkue informata nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës lidhun me pretendimet e qytetarëve për përfshimjen e tij në aktivitetet e përmenduna ma sipër. Nga përgjigjet që kam marrë, në rrugë zyrtare, nga këto tri institucione të shtetit, nuk ka asnji të dhanë se ai ka qenë i përfshimë në veprimet e tilla.

Si Kryeministër i vendit, due me sigurue qytetarët e Kosovës, se jo vetëm në këtë rast por edhe në çfarëdo situate të ngjashme, ka me veprue simbas ligjit dhe përgjegjësive që kam”, thuhet në deklaratën e Haradinajt.