Reagon Komisioni për Demarkacion mbas deklaratës së Ambasadës Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkueme sot përmes nji deklarate tha, se asht zhgënjy nga raportimi i djeshëm i komisionit të ri për kufinin para komisionit të Kuvendit për Integrime Europiane.

Ambasada pohimet e komisionit i quejti të pabazueme, çorientuese, dhe të gabueshme.

Ndërsa, anëtari i Komisionit për Demarkacionin, Florim Isulfi i tha lajmi.net se ajo deklaratë asht e nji institucioni diplomatik dhe nuk ka të bajë asgja më punën e tyne.

Anëtari i Komisionit për Demarkacioni tha, se nuk ka pasë asnji raportim dje para komisionit, dhe krejt kjo, simbas tij,  ishte çorientim nga struktura të caktueme.

“Ajo çka asht për m’u çuditë asht raportimi në media dhe nëpër struktura politike të Kosovës, po jepen elemente negative dhe elemente të pabazueme për atë që po thuhet raportimi, para komisionit”, deklaroi ai.

LEXO EDHE: E vulos Ambasada e Amerikës: Mos humbni kohë, Demarkacioni asht OK!