Referendumi historik në Catalonia, nxjerrin traktorët në rrugë me i mbrojtë votat (foto-video)

Nji kolonë e madhe e traktorëve me flamuj të vetëshpallun të pamvarësisë së Catalonia’s janë mbledh në qytetet e rajonit për me mbrojt referendumin e së Diellës që asht ndalue nga Qeveria e Spanjës, raporton BBC.

Mbështetësit brohorisnin kolonën e automjeteve, të quejtun “Tractorada”, në kryeqytetin rajonal Barcelona, tue kalue pranë kishës së famshme te qytetit.

Mija policë ekstra janë dërgue nga krejt Spanja, sepse qeveria e Madridit kërkon me ndalue votimin.

Ndërkohë ‘Google’ ka fshi nji aplikacion që përdoret për me drejtue votuesit në vendvotimet.

Përdoruesit e telefonit në rajon që përpiqen me shkarkue aplikacionin nga ‘Google Play’ marrin nji mesazh tue thanë se nuk asht i disponueshëm në nivel lokal.

Qytetarë të shumë, që përkrahin Pamvarësinë e Catalonia’s, kanë fillue me “pushtuue” shkollat ku pritet t’organizohet referendumi për pamvarësi.

Referendumi për pamvarësi ka m’u organizue të Diellën, ndërsa përkrahësit e pamvarësisë së rajonit nga Spanja, duen me qëndrue në qendrat e votimit për me garantue procesin e votimit.

Spanja ka kundërshtue mbajtjen e referendumit, tue e quejt antikushtetues dhe ka ndërmarrë të gjitha masat që referendumi me deshtue.

Catalonia, nji rajon i pasun prej 7.5 milionë banorësh në Spanjën veri-lindore ka gjuhën dhe kulturën e vet dhe ka nji shkallë të naltë autonomie, por nuk njihet si nji komb i veçantë nën kushtetutën spanjolle.

 

 

ImageImageImageImageImage

Shperndaje në: