Referendumi i PS’s. Rama del fitues

Rama1

Edi Rama ka dalë fitues nga referendumi, si tregojnë rezultatet e thella në favor të tij.

Të dhAnat e para të dala mbas mbylljes së qendrave të votimit, rreth orës 18:00 të së Shtunës, flasin se vetëm nji pakicë afër 3 për qind e socialistëve kanë votu tue e quejt të paligjshëm mandatin e tij 7-vjeçar, ndërsa të tjerët e kanë mbështet atë gjanësisht.

Burime nga selia rozë kanë deklaru se, pjesëmarrja ma e madhe ka qenë në Malësinë e Madhe, me 94.8 për qind.

Konkretisht, simbas burimeve, në Vaun e Dejës pjesëmarrja ishte 93.6%, në Pukë 86.3%, në Has 87.9% dhe në Tropojë 83.8%.

Ndërsa në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 76.7 për qind.

Nga 1.906 anëtarë votuen 1.525, nga të cilët vota të vlefshme dolën 1511.

Simbas të dhanave, 1.468 anëtarë votuen pro, ndërsa 43 kundër.