Refugjatët e kallin kampin, sepse nuk i çuen për syfyr!

Nji kamp refugjatësh në Gjermani asht djegë nga emigrantët mbasi pretendojnë se janë mërzitë se nuk kanë marrë alarmin për me u çue në syfyr për Ramazan.

Zjarri i madh ka përfshi tanë kampin në qytetin perendimor të Dusseldorf, javën e kalueme. Në te jetonin 280 refugjatë.

Simbas shërbimeve të emergjencës, 25 persona janë helmue nga tymi, ndërkohë policia ka nisë nji hetim të plotë për ate se kush e ka vnue zjarrin, mes pretendimeve se nji dyshek asht lagë me lang djegës dhe mandej i asht vnue flaka.

Simbas gazetës gjermane “Express”, dy marokenë që jetonin në këtë kamp janë shprehë se “personeli i sigurisë iraniane qëllimisht nuk i kishte çue ata në kohën e duhun në mëngjes, që me respektue Ramazanin”. Po, simbas kësaj gazete, mandej dy marokenët së bashku me të tjerë kanë planifikue që me vnue zjarrin.