Renzi ja ban bllok Erdoganit, qe çka i thotë për Italinë!

Mbas deklaratave të presidentit turk Erdogan, që Italia mos me zhvillue hetime ndaj djalit të tij Bilal Erdogan, por me hetue mafian, ka reague edhe kryeministri italian Matteo Renzi.

Simbas kreut të qeverisë italiane, në vendin e tij drejtësia asht e pamvarun dhe i përgjigjet vetëm Kushtetutës.

“Gjyqtarët dhe hetuesit përgjigjen vetëm para kushtetutës italiane dhe jo para presidentit turk. Këtë sistem e quejmë ‘shteti i së drejtës”, shkruen Renzi në rrjetin social “Twitter”.

 

 

renzi-620x274

 

Reagimi i Renzit vjen mbas deklaratave të presidentit turk ku paralajmëroi Italinë që të mos zhvillonte hetime për të birin e tij, i akuzuem nga nji gjykatë në Bolonja për pastrim parash.
“Historia e hetimit ndaj djalit tim në Bolonja mund të tensionoj marrëdhaniet tona me Italinë. Ata duhet të hetojnë mafian”, tha Erdogan.

“Ka qenë nji grusht shteti kundër demokracisë që bani 238 martirë dhe askush nuk erdhi këtu. Po t’ishte bombardue parlamenti italian çfarë kishte me ndodhë?”, tha ai në nji intervistë për Rai News 24.

 

bilali-620x461