Reportazhi i Euronews për Shqipninë: Mshefu ose ke me u vra (video)

Euronews ka zgjedhë si personazh të nji reportazhi nji mësuese shqiptare me emnin Liljana. Ajo nuk asht si krejt të tjerat, ajo udhëton me kilometra të tana për me shkue te nxanësit e saj, që ndryshe nga të tjetrët qendrojnë të mbyllun në shtëpi nga tuta e gjakmarrjes. Përmes udhëtimit të Liljanës, Euroneës hyn në dyert e familjeve, veçanërisht në zonat e thella të Veriut, që vuejnë nga ky fenomen. Ajo kallxon se djemtë dhe burrat e gjallë janë ata që duhet me u ngujue, ndërsa përmes historive të tyne ajo shpreson me ndryshue këtë mentalitet.

REPORTAZHI

Në Shqipni, nji nga shtetet e Ballkanit që asht tue pritë me ju bashkue Bashkimit Europian, por Liljana Luani ka nji mision. Mësuesja 56-vjeçare udhëton në kodrat veriore ku shumica e njerëzve, madje edhe të policisë kanë tutë me shkelë.

Ajo skon atje për me i gjetër fëmitë e msheft, nji brez i mbetun në traditën shekullore të gjakmarrjes mes familjeve fqije.

Mësuesja shkoi në nji shtëpi ku nji nanë 40-vjeçare jeton me tre djemtë e saj adoleshentë. Bashkëshorti i grues asht në burg dhe ata jetojnë të msheft në shtëpi, për shkak se djemtë munden me u vra për gjakmarrje, nëse tentojnë me dalë jashtë.

Mësuese Liljana shkon atje për me mësue të voglin, me shpresën se ka me ndihmue për me pshtue nga  tuta dhe dhuna.

Identitetet e fëmive nuk mund të shfaqen për shkak të tutës se kanë me u gjetë të vramë. Simbas nji kodi sjellje që daton në shekullin e 15, i njohun si Kanuni, veç burrat dhe djemtë munden me qenë në shënjestër, ose thanë ndryshe për m’u hakmarrë për to apo për të afërmit e tyne.

Kjo mundet me ndodhë kudo, po jo mbrenda shtëpisë së familjes.

Liljana kujton se qysh nji nga nxanësit e saj u vra në nji pritë në rrugën e tij për me shkue në shkollë.

“Kanë kalue dy vjet që kur ai u vra, ishte nji adoleshent, unë kurrë nuk kam me harrue atë fëmi”, thotë ajo tue shtue “Unë ende e ndigjoj zanin e tij dhe qeshjen e tij në korridoret e shkollës, kur unë ja prekja flokët për me ja rregullue, kurrë nuk kam me harrue. Kjo fatkeqësi nuk e kurseu atë, gjakmarrja i mori jetën”.