Reuters e cilëson Nanën Tereze si nji nga gratë ma me ndikim në historinë 2000 vjeçare të Kishës Katolike

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, sot i ka kushtue randësi shejtnimit të Nanës Terezë, që ka me u ba të Diellen me 4 Shtator.

Nobelistia shqiptare, e cilësueme si njana nga gratë ma me ndikim në Kishën Katolike, shejtnimin e së cilës e presin qindra mija njerëz, asht përmbajta e përshkrimi prej saj.

“Fituesja e çmimit nobel për paqe, Nanë Tereza ishte njana nga gratë ma me ndikim në historinë 2000 vjeçare të Kishës Katolike, e vlerësueme për punën e saj në njanën prej vendeve ma të varfna të botës, të njanit prej qyteteve të Indisë, të quejtun Kalkkuta.”