Revolta e grekëve: Edi Rama, o i poshtër, hapi kufijtë!

Mbas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se Shqipnia nuk do t’i hapë kufijtë për refugjatët, në Greqi ka shpërthye nji valë zemërimi.

Disa media, por edhe opinioni publik, e kanë denue këtë koment të tij.

Niko Ago, në nji shkrim të publikuem në portalet greke, thotë se e ka intervistu Ramën tre a katër herë kur ka marrë detyrën dhe i ka lanë nji shije të çuditshme, sidomos ajo salla e hartave.

Ai thotë se ma shumë kemi ndigjue për komentet kontraverse të Edi Ramës se për punën e tij, që kur u ba kryeministër.

Por sidomos deklaratën e fundit, që nuk do hapim kufijtë, Ago e quen nji fyemje.

Ai i kujton Ramës se ka qenë vetë refugjat, ndërkohë që miliona shqiptarë janë largu jashtë vendit.

Tue postue nji foto nga fluksi i refugjatëve që vërshuen në Shqipni nga Kosova në vitin 1999, ai shkruen: “Kjo foto duhet të na kujtojë ne shqiptarëve se historia mund të na ndeshkojë perseri nëse harrojmë të shkuemën. Dhe ju, zoti Rama, e keni harrue atë”.

Ndërkohë banorët grekë në Konicë shprehen të revoltuem me qendrimin e Shqipnisë sa i përket çashtjes së refugjatëve nga Lindja e Mesme, të cilët prej disa javësh janë të bllokuem në Greqi.

Nji pjesë e tyne tashma janë akomodu në Konicë të Greqisë, shumë pranë kufinit me Shqipninë.