Rezultatet jozyrtare: VV 31 deputetë, LDK 24, PDK 21!

Zgjedhjet

Zgjedhjet e 11 Qershorit kanë zgjedh si fituese koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Mirëpo, nga rezultatet e deritashme, del se PDK asht partia e tretë për nga numri i deputetëve.

PDK ka arritë me sigurue 21 deputetë, AAK i ka 10, ndërsa Nisma për Kosovën siguroi tetë deputetë.

Lidhja Demokratike, radhitet si partia e dytët në zgjedhje, mbasi që ka sigurue 24 deputet.

Nga lista e saj e koalicionit, AKR ka katër deputetë, ndërsa Alternativa i ka dy.

Ndërkaq, VV asht partia e cila e vetme ka me i pasë 31 deputetë.

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Qershorit në Kosovë, krijuen nji situatë të vështirë rreth formimit të Qeverisë së re mbasi asnji koalicion apo parti politike nuk doli fituese me shumicë të mjaftueshme.

 

Shperndaje në: