Rezultatet zyrtare të KQZ sjellin ndryshime, partitë s’kanë deputetë sa pretendonin. Kjo asht ndamja e deputetëve për secilën parti

Sot ka përfundue edhe numërimi i kutive të fundit të votave me kusht nga KQZ, kjo asht konfirmue nga zadhanësi i KQZ, Valmir Elezi.

Nesër KQZ pritet që me dalë me rezultatet zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve të 11 Qershorit, ndërsa RTK raporton për deputetet që kanë arritë të futën në Kuvend për këtë legjislaturë.

Simbas RTK, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka me i pasë 39 deputetë, PDK’ja ka me i pasë 23 deputetë, AAK 10 deputetë dhe befasia vjen nga Nisma, e cila pretendonte se ka tetë deputetë, mirëpo tash del se ka me i pastë vetëm gjashtë deputetë.

Sa i përket Vetëvendosjes, e cila ishte e vetme në zgjedhje, ka me pasë nji deputet ma shumë se sa pretendohej, pra VV në Kuvend ka me qenë me gjithsej 32 deputetë.

Koalicioni LAA ka me i pasë 29 deputetë, LDK ka me i pasë 23, AKR 4 dhe Alternativa 2 deputetë.