Rezultati final: Sa vota morën Kurti, Veseli, Hoti dhe Haradinaj

Albin Kurti del të jetë lideri ma i votuem në Kosovë, në zgjedhjet e 11 Qershorit.

Kandidati i VV’s për Kryeministër ka grumbullue gjithsej 136 mijë e 625 vota.

Politikani i dyti ma i votuem në Kosovë asht kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, që ishte edhe bartës i listës së koalicionit fitues të zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma.

Veseli ka 125 mijë e 866 votues në krejt Kosovën.

Mbas tij, vjen Avdullah Hoti. Mandatari i koalicionit LDK-AKR, me 112 mijë e 882 vota.

E kandidati për Kryeministër më ma s’paku vota del të jetë Ramush Haradinaj.

Kryetari i AAK’s, ndonëse u mandatue për Kryeministër nga koalicionit PDK-AAK-Nisma ka grumbullue 98 mijë e 458 vota.

Mbi 34 mijë vota i ka marrë kreu i AKR’s, Behgjet Pacolli.

Ndërsa, Fatmir Limaj, asht lideri ma pak i votue në Kosovë.

Ai ka grumbullue vetëm 30 mijë e 289 votues në gjithë vendin.

KQZ pritet që të Mërkurën, apo ma së largu t’Ejten, me shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 Qershorit.

 

Votat e liderëve:

 

Albin Kurti (VV) 136,625

Kadri Veseli (PDK) 125,866

Avdullah Hoti (LDK) 112 882

Ramush Haradinaj (AAK) 98,458

Behgjet Pacolli (AKR) 34,382

Fatmir Limaj (NISMA) 30,289