Rifat Deri: Prishtinën kemi me ba kryeqytet përnime (video)

“Synimi i Alternatives asht me u ba kryeqytet, qysh qytetarët e meritojnë”.

Keshtu ka thane ne Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, Rifat Deri, kandidat i Alternatives per kryetar te Prishtines.

Ai ka thane se, promovimi i Prishtines duhet me u ba ne ate aspekt, qe me u shendrrue ne qender afariste per vendet e jashtme, jo vetem ne Kosove.

Mes tjerash, ai ka premtue hapjen e nji zyre per teknologji inovative dhe nji shkolle për të verbenit ne Prishtine.

Ne vazhdim, kandidati i Alternatives asht shprehe se Alternativa ka me qene e hapun per bashkepunim me te gjitha partite qe ja duen te miren Prishtines.

“Shpend Ahmeti ka mujt ma shume me punue”, thote ne fund kandidati Deri./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: