Rindërtohet anija e Noas (Nuhut), në te ka edhe kafshë

Rikthehet në jetë nji variant i anijes së Noas (Nuhut), e cila pritet me lundrue së shpejti për në Brazil, për me marrë pjesë në Lojnat Olimpike.

Anija biblike asht ndërtue nga nji holandez katër vite ma parë. Mbrenda saj Johan Huiber ka vendosun edhe kafshë, por këtë herë ato janë kafshë prej druni.

Kjo anije kushtoi 1.6 milionë dollarë dhe tash asht ba nji atraksion në Dordrecht, Amsterdam.

Anija u krijue për nder të historisë biblike, ku Zoti e udhëzoi nji njeri të quejtun Noa (Nuh në variantin kur’anor) për me krijue nje anije mjaftueshëm të madhe sa për me i shpëtue kafshët dhe njerëzit gjatë nji përmbytje që kishte me kaplue botën.

Kjo anije asht ma e madhe se nji fushë futbolli dhe asht e ndërtueme me 5 kate. Me te munden me udhëtue 5,000 njerëz.