Rita e ban nji vepër të madhe për të prekunit nga uragani në Houston (foto)

Kangëtarja Rita Ora ka ra disa herë në sy për kauzat e saj sociale.

Ajo njihet si person me zemër të madhe, gjersa disa herë asht ba pjesë e aktiviteteve për bamirësi.

Këtë gja më së miri e vërtetojnë disa fotografi, ku së fundmi Ora asht pa tue shpërnda ndihma për të prekurit e uraganit Harvey, që ndodhi pak ditë ma parë në Houston.

Ndryshe nga ç’jemi mësue me pa në skenë, Rita kësaj here ishte vesh me nji parë rroba të thjeshta, teksa nuk hezitonte të transportonte paketat ushqimore për nevojtarët që ndodheshin aty.

Fondacioni ka ofrue gjana elementare për banorët, gjersa ka me dhanë edhe nji shumë të konsiderueshme parash.

Image

Ndryshe nga ç’mund të mjaftohej vetëm me dhurimin e fondeve, Rita ka preferue që të jetë e pranishme edhe gjatë shpërndamjeve që janë ba për familjet në nevojë.