Rita Ora krenare për suksesin e Majlinda Kelmendit

I madh e i vogël shprehën krenarinë për suksesin, por pa dyshim, nji ndër postimet ma emocionuese asht i fundit nga Rita Ora.

Ambasadorja e nderit, përmes rrjetit social Instagram ka kallxue kronologjikisht vuejtjet deri në fitimin e pamvarësisë.

‘Na nuk kemi mujt kurrë me shfaqë talentin tonë, tash jemi të pamvarun dhe mundemi! Çdo gja që kam ba, ka qenë tue u ndje krenare të qenunit shqiptare. Jam shumë e lumtur të shoh këtë. Kjo më bën të qaj.

S’mundem me qenë kosovare ma krenare. Përpara, përpara, përpara Majlinda Kelmendi. Na po bajmë tifo për ty vajzë’ – ka shkrue Rita.

Screenshot_3-17-700x452