Romani i ri i Blushit “Kryeministri”: E ka me Edi Ramën? Parasheh qe kane me vra?!

ediramma

Deputeti Ben Blushi ka njoftue sot në profilin e tij në Facebook publikimin e librit ma të fundit të quejtun “Kryeministri”.

Romani flet për situatën politike dhe ekonomike të Shqipnisë në vitin 2021 dhe për nji kryeministër, i cili asht në fund të mandatit të tij të dytë qeverisës.

Populli asht krejt kundër këtij kryeministri i cili ka thye besimin e qytetarëve, i ka tradhëtue ata dhe ka rritë indinjatën e tyne.

Në roman, thuhet se në 2021 situata asht tepër dramatike, njerëzit janë të pashpresë, ekonomia asht drejt rrënimit, shtresa e mesme drejt zhdukjes dhe shteti asht pothuejse i falimentuem.

I gjendun përballë këtyne dështimeve, “Kryeministri” i Blushit kërkon mëshirën e popullit që i asht kundërvanë. Ai kërkon nji mandat të tretë qeverisës dhe për këtë inskenon nji atentat.

“Kryeministri” paguen nji snajperist, i cili ma herët kishte qenë me mision në Afganistan dhe i kërkon këtij snajperisti që ta plagosë gjatë nji mitingu që ka me zhvillue në kuadër të fushatës elektorale.