Rrëfehet i penduemi i mafias italiane: Kështu kemi pasë me i investue 18 mln euro në Shqipni

Segmente të mafias italiane “Ndrageta” doket se kanë pasë kontakte të drejtpërdrejta në Shqipni dhe paret e tyne kanë pasë me u pastrue në Shqipni.

Mes tyne asht dhe Pino Giglio, nji nga elementët e këtij klani mafioz i dënuem me 12 vjet e 6 muej. Tana planet i ka kallxue Giglio, nji biznismen i penduem, i cili ka zbulue dhe sistemin e ryshfetit në Shqipni.

Pjesë e kësaj skeme ishte dhe shqiptari Refat Muzhaqi. Ata ishin të gatshëm për me marrë në duer, nji biznis, si milioner dhe kishin me pague ryshfet për dy zyrtarë të qeverisë.

Bahej fjalë për nji investim 18 milionë euro, nji autostradë pranë Tiranës, në vitin 2011. Madje këta biznismenë të “Ndrageta” kanë udhëtue drejt Shqipnisë. Shqiptarët, dy zyrtarët, simbas rrëfimit kishin kërkue 10% të kontratës.

Mes tyne, si ndërlidhës ishte nji polic i cili kishte kërkue 10 mijë euro. Në Shqipni Pino Giglio dhe nji tjetër person i quejtun, Paquale Rilo, në atë kohë, krijuen nji shoqni, “Italcantier”.

Ky biznis nuk u konkretizue, mbasi pati telashe mes Riillo dhe policit, i cili i detyrohej 10 mijë euro./tvklan.al