Rrefehet Sela: I pashë sulmuesit dhe shkova drejt tyne (video)

Kryetari i Lëvizjes për Reforma- PDSH, Ziadin Sela, rrëfen ngjarjen e 27 Prillit në Kuvendin e Maqedonisë kur mori lëndime të randa nga rrahja.

Në nji intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Sela ka folë për herë të parë për detajet e sulmit ndaj tij dhe se kush janë fajtorët për këtë.

“I pashë sulmuesit tek vinin në drejtimin tim dhe unë thjeshtë fillova me shkue në drejtimin e tyne sepse e pashë që kanë ardh për mue dhe në këtë mënyrë do t’i mbroja të tjerët. Unë mora vendimin për mos me ikë. Unë jam doktor me profesion gjithsesi dhe të jesh në front në kësi lloj situatash asht ajo ç’ka pritet”, tha Sela.

“Nuk jam i mbushun me inat për shkak të sulmit sepse jam tue rritë fëmi këtu dhe jam tue mendue për gjeneratat e ardhshme. Por të jeni të sigurt që gjithashtu jam nji politikan dhe mundem me i mshef gjanat mirë. Unë jam gjakosë dhe i takoj nji kulture të Shqipnisë Veriore. Na nuk harrojmë” shtoi ai.

Intervistën e plotë mundeni me pa në linkun e maposhtëm:

Shperndaje në: