Rrëfen ish shefi i CIA: Qe pse nisi lufta në Siri!

Në nji intervistë për televizionin amerikan, ish zavendës shefi i CIA’s, Michael Morell ka deklarue: “Kur ishim në Irak, iranianët furnizonin me armë militantët shiitë, për me i goditë ushtarët amerikanë. Irani duhet me pague llogarinë në Siri. Edhe rusët”.

Televizioni CBS ka transmetue nji filmim prej 53 sekondash që shpjegon në mënyrë të përsosun atë që po ndodh në Siri, prej pesë vitesh. Nji hakmarrje nga ana e SHBA, për atë që iranianët – dhe si pasojë edhe aleatët e tyne – kanë ba në Irak.

I habitun, intervistuesi e ka pyetë: “Kemi me i ba me pague rusët dhe iranianët për këtë tue i vra?”

“Po, në msheftësi”, ka konfirmue ish zavendës kreu i CIA’s, që ma tej ka vazhdue tue pohue se “Shtetet e Bashkueme duhet me i shkaktue frigë presidentit sirian Bashar al Assad, tue vra rojat e tij, e tue hedhë në erë zyrën e tij në mes të natës”.

Nji hakmarrje totale, nëse ndëgjon fjalët e ish shefit të CIA’s. Kjo shpjegon edhe pse SHBA kanë shpenzue kaq shumë pare dhe armë për me i stërvitë rebelët në Siri. Qëllimi nuk ishte aq shumë “eksportimi i demokracisë”, apo për me ba sa ma të jetueshëm nji vend në Lindjen e Mesme, se sa për me eleminue nji vend që ishte thelbësor për Iranin.

Por, Irani zbriti në vijën e parë në favor të aleatit sirian, tue vendosë ftyrën, por edhe forcat speciale Pashdaran: Brigada Al Quds, udhëhequn nga gjenerali Qasem Soleimani, i cili rezultoi ma i aftë nga sa ishte imagjinue, aq sa shpesh herë edhe perendimorëve ju asht dashtë me mbështetë nga mbrapa, në përparimin e tij kundër flamujve të zi të Shtetit Islamik.