Rrëfimi i grues që dhunohet nga burri: Nuk kam ku shkoj!

Dhuna në familje vazhdon me qenë nji shqetësim serioz në vendin tonë.

Simbas nji vrojtimi të kryem nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF, ma të prekunat nga kjo dukuni janë gratë e komunitetit RAE.

Statistikat tregojnë se nga 1000 gra të komunitietev pakicë, 65% i nënshtrohen dhunës fizike dhe psiqike nga burrat e tyne, ndërsa 35 % e grave kosovare përballen me nji problem të tillë.

Në vitin 2015, në Policinë e Kosovës janë raportue 1038 raste të dhunës në familje nga të cilat 869 janë gra.

Televizioni Rrokum, në kuadër të emisionit N’Realitet sjell rastin e nji grueje në Kosovë, e cila i nënshtrohet dhunës sistematke fizike dhe psiqike nga bashkshorti i saj dhe tue mos pasë shkollim të mjaftueshëm për punësim, përkrahje nga familja apo institucionet, detyrohet me leju që dhuna me qenë pjesë e përdishmënisë së saj.

Përmes nji rrëfimi prekës dhe tue mos dashtë të identifikohet, nana e djemve 7 dhe 5 vjeçar tregon se me çka përballet ajo çdo ditë.

Intervistën e plotë ekskluzive, si dhe intervista të tjera lidhun me këtë çashtje mundeni me i ndjek në premierën e emisionit ma të ri të televizionit Rrokum, N’Realitet, i cili fillon sezonin këtë të Mërkurë tue fillue nga ora 18:00.