Rrëfimi i nji dëshmitari: Qysh u bana si i vdekun, për me pshtue nga sulmi në Orlando

I mbijetuemi i sulmit në Orlando, i cili u qëllue tri herë me armë zjarri, e ka përshkrue se qysh e ka luejtë rolin e të vdekunit për me pshtue, shkruen BBC.

“Mu desht me u ba si i vdekun për me pshtue”, kjo asht pjesë nga rrëfimi i njanit prej të mbijetuemve të paktë të masakrës në klubin e homoseksualëve të Orlando’s, në SHBA. Angel Coton thotë se ka pshtue prej nji mrekullie. Por, doket se çasti ma i tmerrshëm për të nuk kishte ardhë ende.

“Në këtë moment dikush u fut në dhomë. Ai qëlloi vajzën ngjitun me mue. Aty mendova: tash asht radha ime, jam i vdekun. Ai çiti me armë, por për fat të mirë plumbi nuk ma kapi kryet, por dorën. Me siguri ka kujtue se unë isha i vdekun dhe u largue”, tha i mbijetuemi.