Rrëfimi i ushtarakut anglez të UÇK’s: Ndjehem shqiptar!

Ushtaraku legjendar britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, ekskluzivisht ka folë për Info Magazine të Klan Kosovës.

Harrison ka thanë se sa herë vjen në Kosovë ndjehet shumë i përulun, sepse përkundër se nga kombësia asht anglez, ai ndjehet shqiptar.

“Në Facebook kam shkrue se unë veç jam në shtëpi, kthimi në Kosovë don me thanë shumë për mue. Gjaku im asht anglez, por zemra ime rrah për Kosovën”, ka thanë Harrison.

“Mënyra qysh më kanë pritë këtu më ka ba gjithmonë të ndjehem i përulun. Njerëzit në Facebook më shkruejnë se ‘ti je nji legjendë’, por unë them se unë jam vetvetja, të gjithë ata që veshën uniformën janë të njajtë, unë jam vetëm pjesë e nji armate të madhe siç ishte Ushtria Çlirimtare të Kosovës”.