Rreth 200 pjesëtarë të OSBE’s në veri të Kosovës

Misioni i OSBE’s, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shpërnda 200 pjesëtarë të stafit në pjesën Veriore të Kosovës, të banueme me shumicë serbe.

Kryetarja e KQZ’s, Valdete Daka ka thanë se ky staf ka rol këshillëdhanës, shkruen Rel.

“Dy persona janë për nji vendvotim, por ata nuk kanë rol ekzekutiv dhe se janë aty vetëm për me këshillue anëtarët e Komisioneve Komunale”, ka theksue Daka.